E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama hedh dyshime:Keni informacione kush qëndron prapa protestave
Lajme

Rama hedh dyshime:Keni informacione kush qëndron prapa protestave

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pasditen e sotme se një mesazh që i ka ardhur në gjuhën angleze këto ditë në telefon dhe që e pyet nëse qeveria shqiptare ka informacion kush qëndron pas protestave që po mbahen në Tiranë, i ka ardhur nga Brukseli.

“Një mesazh që më ka ardhur nga Brukseli, jo nga KE por nga dikush në një instancë të caktuar ku thotë a keni informacion, po ndjek me shqetësim zhvillimet në Tiranë a keni informacione kush qëndron prapa këtyre protestave në Tiranë? Është legjitime t’i bëhet presion qeverisë të veprojë në ndihmë të njerëzve. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, lufta sjell telashe sjell uri, kjo që po ndodh me cmimet mund të jetë vetëm fillimi e Rusia ka shpresë të madhe tek protestat ekonomike në vendet e NATO”, thuhej në mesazhin që i ka mbërritur Ramës.

Sipas kreut të qeverisë, “nuk po diskutoj që këta i kanë nxjerrë në rrugë Putini por po them si mund të bëhesh vegël edhe e një interesi tjetër për turpin tënd dhe për turpin e të gjithëve duke bërë dicka kaq të paturshme sa një reagim i tillë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.