E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Hera e parë që një President minon urën mes Europës dhe vendit të tij
Publik News

Rama: Hera e parë që një President minon urën mes Europës dhe vendit të tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas letrës së nisur nga Presidenti Meta drejt Komisionit Europian.

Ai është shprehur se kjo ështe hera e parë që një President minon urën mes Europës dhe vendit të tij.

Rama i ka quajtur ‘pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin’, dekretet dhe tubimet e mbajtur nga Meta.

“Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit:, shkruan Rama në twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.