E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i frikësuar: Koronavirusi të hyn në mes e të thyen brinjët!
Publik News

Rama i frikësuar: Koronavirusi të hyn në mes e të thyen brinjët!

Kryeministri Edi Rama dha urdhër nga mbledhja e qeverisë të mbyllen të gjitha ambientet e grumbullimit masiv të njerëzve, nga pabet, diskot, palestrat, lokalet etj.

“Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe të tjerët, me nënën dhe babin me motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka as veshë as sy, që të hyn në mes e të thyen brinjët e gjunjët siç po ndodh në një vend aq të fortë.

Po i dridhen këmbët gjithë botës. Është tjetër histori sa e shërueshme është kjo epidemi. Bota sot s’mund të pranojë dhe as që një ‘numër i vogël njerëzish” të ikin pa iu bërë yzmetin e mbi të gjitha mos i vrasim ne duke u përqafuar e duke shtrënguar duart, duke shkuar nëpër pub-e, disko, e palestra.

Ne do i mbyllim të gjitha, pabe, disko palestra e mjedise që mbledhin shumë njerëz për të vendosur shëndetin të parin.

Më ka rënë mua të bëj edhe policin, edhe prindin edhe të keqen por duhet ta mirëkuptoni. Kjo është gjëja që duhet bërë”, tha Rama më serioz se asnjëherë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.