Rama i gjunjëzohet Presidentit Trump, ai e shpërfill
Pasi postoi një foto duke shtrënguar duart me Presidentin Donald Trump, Edi Rama ka postuar në Instagram një video ku duket teksa është duke komunikuar me drejtuesin e SHBA-ve.
Në video është Rama ai që po flet, ndërsa Presidenti i SHBA-ve duket i painteresuar dhe pohon lehtësisht me kokë. Fare pranë ndodhet dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i cili po dëgjon fjalët e Ramës.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar tenton të japë “pjesëza të realitetit” që favorizojnë imazhin e tij, sidomos kur fjala është për takime të rëndësishme siç ishte ai i Samitit të NATO-s në Bruksel. Kujtojmë se pak ditë më parë në Samitin që u mbajt në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, Edi Rama u prezantua sërish në mbledhjen e nivelit të lartë me atlete, një formë kjo e përdorur nga kryeministri për të tërhequr vëmendjen mediatike.
Kujtojmë gjithashtu se Kryeministri Rama mbahet mend nga shqiptarët dhe publiku i gjerë për komentet e tij negative mbi Presidentin e SHBA-ve, në kohën kur Donald Trump ishte njëri ndër kandidatët republikanë për President të Amerikës. Rama e quante kërcënim të madh në atë kohë Donald Trumpin, qoftë për Amerikën por po ashtu edhe për marrëdhëniet Shqipëri- SBA./express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



