E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i LSI E quan Ramën e PS-së: Koka e sistemit të korruptuar, droguar dhe inkriminuar
Publik News

Rama i LSI E quan Ramën e PS-së: Koka e sistemit të korruptuar, droguar dhe inkriminuar

 Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ku u është përgjigjur sulmeve dhe deklaratave të kreut të qeverisë Rama, i cili në takimet elektorale ka deklauar se partnerët e koalicionit e kanë penguar të bëjë shumë reforma, duke parcelizuar administratrën madje duke i etiketuar si shushunja.

Rama bëri publike pikë për pikë marrëveshjen e nënshkruar mes PS-së dhe LSI-së në Shkodër në vitin 2013, duke theksuar se nuk ka asnjë pikë ku thuhet se LSI e ka kushtëzuar Ramën me drejtori apo poste në administratë.

Sipas Luan Ramës, LSI nuk është bërë pengesë kurrë për reformat e qeverisë, ndërsa ka akuzuar kreun e qeverisë për korrupsionin, kanabizimin dhe inkriminimin e qeverisjes dhe mbarë vendit.

 “Marrëveshja PS-LSI ka qenë parimore, programore dhe jo për tepsi dhe timon. LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë teë qeverisë. Sistemi i korruptuar është sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Sistemi i droguar është sepse ishte Rama në krye të sistemit. Sistemi është i inkriminuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Kryetari i Rilindjes nuk është për reforma por për Rama- Reforma. 840 mijë euro është shpenzimi për transmetimin live të fjalimeve te tij.

Luan Rama ka cituar disa nga pikat e marrëveshjes mes LSI-se dhe PS-së, të cilat sipat tij nuk kanë qenë as për tepsi, as për timon, as për koncesion e as për kanabizim.

Marrëveshja e nënshkruar 4 vjet më parë, marrëveshja e Shkodrës, është dokumenti mbi të cilin u krijua dhe funksionoi dhe vazhdon të funksionojë marrëveshja. Nuk ka qënë marrëveshje as për tepsi, as për timon, as për konçension, as për kanabizimin e vendit. Ka qënë marrëveshje e orientuar për t’i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë, për të ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës stë qytetarëve.

Më lejoni të citoj disa pika të kësaj marrëveshjeje për të dalë tek hipokrizia e asaj që thotë ai,” tha Rama duke lexuar nenet e marrëveshjes. Në përfundim ai theksoi se “kemi rënë dakord për konsensus në bashkëqeverisje, emërime, depolitizimit të administratës. Ku e ka penguar LSI-ja, kryetarin e Rilindjes, që ta përmbushë këtë detyrim?! Çfarë reforme ka marrë ai që ta pengojë LSI-ja?! Ku ka ndikuar LSI-ja që të krijojë kosto në qeverisjen e Rilindjes?!

Lidhur me deklaratat e Ramës se vetëm PS-ja e ka dashur Reformën në Drejtësi dhe se në sektorin e Hipotekave janë shushunjat e LSI-së që e kanë penguar, Rama iu përgjigj duke thënë:

Ne kemi qënë protagonistët kryesorë të Reformës në Drejtësi. Ne nuk lejuam tentativën e tij për të kapur sistemin përmes një metode të deformuar. Në çfarë reforme tjetër e ka penguar LSI-ja, kryetarin e Rilindjes, që dërdëllit shesh më shesh për ‘shushunjat”?! Në cilin sektor të Hipotekave janë “shushunjat”, që thotë ai?! Se në këtë sistem të gjithë janë të PS-së dhe pse u kujtua në këtë mandat për “shushunjat”?! Cila pjesë e tepsisë qenka e helmuar nga LSI-ja dhe pjesa e drejtuar nga tij, e ëmbël?!

Më tej, Rama i ka kujtuar kryeministrit kanabizimin e vendit, korrupsionin dhe inkriminimin e parlamentit dhe politikës dhe përgjegjësinë për këtë e ka vetë ai dhe ministrat e tij që kanë qenë të gjithë të PS-së.

Natyrisht që ka edhe njerëz të korruptuar apo nga ata që meritojnë të ndëshkohen ligjërisht, por ka dhe disa policë gri  dhe blu që janë ndëshkuar ligjërisht si bashkëpunëtorë në kanabizimin e vendit, në krijimin e një harte të tërë kultivimi të kanabisit në të gjithë Shqipërinë dhe për këtë nuk mbaka përgjegjësi, kryetari i Rilindjes?!

Atje ku drejton ai nuk paska shushunja, por gjetiu. Po në sistemin tatimor dhe doganor ku doganierët e manipuluar hapin dhe mbyllin traun? Sistemi është e vërtetë që ka probleme, është i korruptuar sepse në krye të tij ka qënë kryetari i Rilindjes; është i trafikuar dhe kanabizuar sepse në krye të tij ka qënë kryetari i Rilindjes; ka qënë i inkriminuar sepse ka qënë në krye të tij kryetari i Rilindjes.

Nëse do, le të ulemi përballë për përgjegjësitë e tij dhe të LSI. Ne nuk i ikim përgjegjësisë dhe mbajmë përgjegjësi edhe për atë që nuk ka funksionuar, si në Hipoteka, por askush nga LSI nuk e ka ndaluar Kryeministrin të krijojë një administratë sipas standarteve europiane. Ndaj në 25 qershor duhet ndarë Shqipëria e kanabizuar, Shqipëria e trafikuar!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.