E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i përgjigjet politikisht akuzës së rëndë që bëri Basha në emisionin Opinion: Gënje, gënje se diçka do mbetet.
Publik News

Rama i përgjigjet politikisht akuzës së rëndë që bëri Basha në emisionin Opinion: Gënje, gënje se diçka do mbetet.

Sipas Ramës, ato çfarë Basha thotë janë shenja të panikut e konfuzionit që e ka kapur.

“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”.

“Nuk kam parë opozitë që thotë spitalet janë në kolaps”- Rama: Është meritë e imja që kam arritur…

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita po e përdor pandeminë e koronavirusit, duke thënë se spitalet janë në kaos, ndërkohë që sipas tij, ka ende vende bosh.

“Nuk kam parë opozitë që të dalë të thotë se spitalet janë në kolaps dhe njerëzit janë të shtrirë në dysheme. Në Belgjikë, mjekëve u thuhet të vijojnë punën edhe pse të infektuar. Që t’u thuash njerëzve pa ndodhur, është katastrofë”, tha Rama në “Top Story” në News 24.

Rama thotë se ka arritur të mbajë në ekuilibër situatë gjatë kësaj periudhe. “Kam mëritën që këtë vend dhe këtë popull e kam mbajtur në ekuilibër përgjatë periudhës së covidit. Kemi protokollet dhe procedurat siç i ka gjithë dynjaja”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.