Rama i shton Shqipërisë edhe një datë feste zyrtare
Rama flet në Samitin e Diasporës dhe ‘këshillon’ Vjosa Osmanin për Albin Kurtin: Unë e dëgjoj Presidentin tim
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit në samitin e Diasporës, se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë ndryshe ngase kanë qenë kohë më parë.
“Si sot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë. Nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre jo vetëm për të marrë vendimet aty ku janë qofshin si Republika si Shqipëria dhe Kosova dhe në shtete me popullsi shtetformuuese dhe si kurrë më parë, faktet nuk kanë folur dhe flasin në mënyrë inkurajuese për të ushqyer besimin se vërtetë kemi shumë ende për të bërë kur fjala jonë të shkruhet në historinë e botës.
Jemi sot në një nivel komplet tjetër nga aq poshtë sa ishim, ku Shqipëria ishte shumë larg së qeni vendi i 10 milionë turistëve apo së qeni vendi i integrimit evropian që organizon samite, kur Kosova shumë larg asaj që është sot, kur në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti luftonte për të drejtën e një flamuri që nuk ishte i barabartë me atë të Maqedonisë së Veriut dhe flamuri shqiptar që vendosej nëpër ballkone mund të ishte një arsye për të shkuar në burg.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme shtetit dhe qeverisjes. Pa folur pastaj për Malin e Zi që nëse do të na thoshin 10 vjet më parë, që një kryeministër shqiptar do të drejtonte qeverinë e Malit të Zi, do të ishte rezultat i një lufte. Do të kujtoj Gjergj Fishtën, kur ai e siguron Gjergj Kastriotin të mos shqetësohet çfarë ndodh në Shqipëri sepse për inat të djallit dhe atyre shqiptarëve që e mbajnë Skëndërbeut me fjalë dhe jo në zemër, Zoti ka me e mbajt Shqipërinë në këmbë me nder dhe lumni”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se 22 nëntori do të jetë gjithashtu një festë zyrtare. “Dita e Alfabetit e 22 nëntorit të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe shpresoj që edhe Presidentja e Kosovës t’ia sugjeroj kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time.
Kalendari i festave zyrtare për vitin 2023
01.01.2023
Festat e Vitit të Ri*
02.01.2023
Festat e Vitit të Ri
14.03.2023
Dita e Verës
22.03.2023
Dita e Nevruzit
09.04.2023
E diela e Pashkëve Katolike*
16.04.2023
E diela e Pashkëve Ortodokse*
21.04.2023
Dita e Bajramit të Madh**
01.05.2023
Dita Ndërkombëtare e Punonjësve
28.06.2023
Dita e Kurban Bajramit**
05.09.2023
Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28.11.2023
Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29.11.2023
Dita e Çlirimit
08.12.2023
Dita Kombëtare e Rinisë
25.12.2023
Krishtlindje
* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë). Banka e Shqipërisë është e mbyllur në datat 3 janar 2023, 10 prill 2023 dhe 17 prill 2023.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



