Rama i thuri lavde Dvoranit , reagon zëdhënësi i Metës ndaj Ramës: O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë. Ndërkohë pas mbështetjes që i ka dhënë kryeministri Rama dhe thumbimeve që i ka bërë Metës, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
Duket se ai e ka humbur qetësinë dhe sulmon ashpër jo vetëm Ramën, por edhe diplomatët, të cilët i konsideron të korruptuar deri në palcë. “O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan në facebook këshilltari i Metës, Tedi Blushi. Menjëherë pas lajmit të bërë publik në media, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Ai ka publikuar një foto duke marshuar me të rinjtë e Kombinatit, teksa shkruan: 25 prill – Shqipëria e shqiptarëve dhe KURRË e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare. Screenshot_1.jpg Kujtojmë që përplasjet kanë qenë të ashpra mes Presidentit dhe ish-kreut të KED-së, Ardian Dvorani, lidhur me emërimet në drejtësi, për Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit e akuzoi në atë kohë Dvoranin si vegël në duart e qeverisë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se Dvorani kishte bërë qëllimisht një sërë shkeljesh të rënda gjatë procesit për emërimin e anëtarëve të rinj. Por mesa duket, tjetër mendim kanë SHBA, që kanë vendosur ta rendisin Dvoranin mes personave të tjerë nga fusha e drejtësisë në mbarë botën, duke i dhënë vlerësimin e lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



