E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i turret ish-zëvëndësit të tij, Ahmetaj: Tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i  mykur apo me qime prapanicash
Publik News

Rama i turret ish-zëvëndësit të tij, Ahmetaj: Tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash

Kryesocialisti Edi Rama e ka kapur paniku, teksa Syri Tv pritet të transmetojë një intervistë të dytë të Arben Ahmetajt, ish numri dy i qeverisë së Ramës.

Përpara delegatëve socialistë, Rama i tmerruar nga Ahmetaj, nuk ngurron ta shigjetojë me lloj-lloj epitetesh, atë që deri dje e ka patur krahun e tij më të besuar në qeveri në dy mandate.

Me një gjuhë trupi aspak normale, dhe me një fjalor po ashtu aspak normal në systë e teleshikuesve që e ndiqnin në mesin e ditës, Rama nuk përmban dot veten nga ku e paralajmëron Ahmetajn se kërcënimet e tij me intervista nuk i pinë më ujë.

‘Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer, nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i  mykur apo me qime prapanicash. Të më falë prapanica për shprehjen që bëjnë si lajmëtarët e qametit nuk pi ujë me shqiptarët. Zero, zero!’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.