E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i vendos në dispozicion Ndroqin për të ndërtuar kulla; edhe periferitë do të betonizohen
Lajme

Rama i vendos në dispozicion Ndroqin për të ndërtuar kulla; edhe periferitë do të betonizohen

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duket se nuk ngopet me beton. Nuk ka mbetur një centimetër tokë në Tiranë pa u betonizuar, por duket se tashmë dora e tij do të prekë edhe Ndroqin.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është firmosur

një vendim që e shpall Ndroqin zonë të re zhvillimore dhe ngarkohet Bashkia e Tiranës për zhvillimin saj. Por nëse shohim punët e Veliajt në Tiranë, zhvillim do të thotë pallate, beton dhe ndërtime.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, e 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave, vendosi: 1. Harta dhe koordinatat, që i bashkëlidhen vendimit nr.83, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, përkatësisht, me hartën dhe koordinatat bashkëlidhur këtij vendimi; 2. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.