E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ia ‘ngec në fyt’ rakinë Veliajt: Mos i hy mo këtij muhabeti se na more në qafë, tani të janë qepur ty të gjithë si zdroms
Publik News

Rama ia ‘ngec në fyt’ rakinë Veliajt: Mos i hy mo këtij muhabeti se na more në qafë, tani të janë qepur ty të gjithë si zdroms

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Petrelë së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të inspektuar një shtëpi të re, të rindërtuar pas tërmetit tragjik të nëntorit.

Gjatë bisedës me familjarët , ku po pinin dhe nga një gotë raki, teksa Veliaj i ka bërë një kompliment vajzës së vogël të kësaj shtëpie, ka ndërhyrë kryeministri i cili i teksa ka kujtuar deklaratën e tij të bujshmje, ku ka thënë se çunat janë zdromsa, i lutet të mos i hyjë më këtij muhabeti.

Pjesë nga biseda:

Veliaj: Princesha gëzuar princesha, ti qenke më e bukur se ajo te dora, se Frozen

Rama: Mos hy me këto i bukur e i shëmtuar se na more në qafë. Me atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qepur të gjithë ty si zdroms, mos i hy mo këtij muhabet

Veliaj: Po pse nuk janë gocat më të ftillume

Rama: Po kjo është tjetër gjo, çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa. Ti ske faj se unë e di për ç’a e ke ti. E di për ç’a e ke, sna u ndanë zdromsat po nuk janë të gjithë si ata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.