E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama ik” – Rama ironizon thirrjet kundra tij gjatë mitingut në Lezhë: Ma bëjnë në çdo takim, shkoni merrni 5 mijë lekshin
Politikë

“Rama ik” – Rama ironizon thirrjet kundra tij gjatë mitingut në Lezhë: Ma bëjnë në çdo takim, shkoni merrni 5 mijë lekshin

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama krahasoi kandidatin e PS për këtë bashki, Pjerin Ndreun me kalin. Ai tha se Lezhën nuk e diskuton fare që do ta fitojë.

I ndalur tek investimet në bregdetin e kësaj zone, Rama tha se dikur ka qenë si Bathore, ndërsa sot krahasohet me bregdetin italiane.

“Këtu në Lezhë unë nuk e diskutoj fare. Lezha e ka gjetur kalin tani është budallaliku më i madh me e zgjidh kalin, ta kthesh karrocën prapa dhe pastaj ta lidhësh me qen. Nuk e  tërheqin dot. Të më falin qentë e Lezhës se këta nuk kanë lidhje as me qentë, qeni është një kafshë shumë fisnikë. Të krijosh një gjë nga hiçi kur gjerat janë të qarta. Pjerini foli pak për bregdetin, a ju kujtohet si ishte? Ishte Bathore, Bathorja buzë Adriatikut. Sot është një bregdet si me qenë bregdetari i Italisë”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama mbante fjalimin, një fëmijë i vogël bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë atij fjalimin. Rama beri këtë koment: “Ja doli një fëmijë atje, e prisja. Gjithmonë del një fëmijë që thotë “Rama ik” në çdo miting “Rama ik”, i thonë na 5 mijë lekë ik bërtit Rama ik, dhe hajde merr 5 mijë lekshin. Ik merre tani 5 mijë lekëshin. Tani kanë mbetur vetëm kalamaj të vegjël, ose ndonjë pijanec që thotë “Rama ik””

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.