E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama inspekton aksin Thumanë-Kashar: Pa zgjidhje problemet  e banorëve që prek rruga e re
Lajme

Rama inspekton aksin Thumanë-Kashar: Pa zgjidhje problemet e banorëve që prek rruga e re

Kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku kanë bërë inspektime në aksin Thumanë-Kashar, që është pjesë e Korridorit Blu dhe një nga rrugët që lidh veriun me jugun.

Rama dhe Balluku kanë njoftuar se 40% e punimeve në këtë aks janë përfunduar.

Sipas informacioneve të disponueshme, kjo rrugë do të jetë e shpejtë dhe do të përmbushë të gjitha standardet e sigurisë rrugore.

Përveç kësaj, janë parashikuar edhe vepra të tjera si mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime dhe kryqëzime, si dhe rrugë aksesi për qytetarët.

Ndërtimi i rrugës me probleme që në fillim

Ndërtimi për aksin Thumanë-Kashar nisi pa leje, kompania ‘Gener 2’ filloi punën që me 20 nëntor, leja e zhvillimit iu dha shumë kohë më vonë.

Ndërtimi për aksin Thumanë-Kashar nisi pa leje, kompania ‘Gener 2’ filloi punën që me 20 nëntor, leja e zhvillimit iu dha një ditë më parë

Segmenti Thumanë-Kashar

Kompania ‘Gener 2’ i ka filluar punimet për aksin Thumanë-Kashar ende pa marrë lejen zhvillimore nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili duhet ta pajisë kompaninë me dokumentin që përcakton kushtet zhvillimore dhe që shërben si një leje ndërtimi.Ndërtimi i këtij aksi është përballur me kundërshti nga banorët e zonës, të cilët kanë organizuar protesta të shpeshta. Madje, banorët kanë shprehur shqetësimin se kompania ka filluar ndërtimin pa leje.

Banorët  kanë  protestuar prej muajsh duke u ankuar se  firma ndërtuese u kishte ofruar negociata, duke u bërë me dije se do të kishte edhe rrugë dytësore për projektin dhe se nuk do të izoloheshin nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Por ajo çfarë banorët, kërkojnë kryesisht është vlerësimi i tokave dhe banesave të tyre me çmim tregu.

Në këtë projekt me koncension preken rreth 30 hektarë toke private.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.