E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizoi Grida Dumën me foto/ “Shpërthen” Petrit Vasili: Ky është bullizëm barbar i një skizofreni
Publik News

Rama ironizoi Grida Dumën me foto/ “Shpërthen” Petrit Vasili: Ky është bullizëm barbar i një skizofreni

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë ironizoi kandidatët e opozitës me anë të fotove.

rama-vasili

 

 

Ajo që e ka shqetësuar me shumë Vasilin është dhuna që kryeministri Rama i bëri grave dhe konkretisht kandidates së PD, Grida Dumës. Vasili e quan kryeministrin bastard që bullizon gruan, ndaj duhet të trajtohet pa mëshirë si çdo armik.

“Edi Rama ky bastard, qe bullizon gruan është armik i të gjithëve! Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar mendërisht guxoi në mënyrë të neveritshme të bullizonte dhe fyente Grida Dumën vetëm sepse është kundërshtare politike e tij. Mënyra se si ai e beri këtë nëpërmjet fotove të deformuara dhe komentit prej idioti  ishte e trashe, vulgare dhe e ndyre siç është vete Edi Rama i trashe, vulgar dhe i ndyrë.  Ky është bullizëm barbar i një skizofreni, qe ka kapërcyer çdo limit dhe që dhunën ndaj grave e ka në gjak”,shkruan Petrit Vasili.

Numri dy i LSI-së, i bëri thirrje të gjitha organizatave jo qeveritare që të dënojnë veprimin e Edi Ramës, ndërsa tha se ai është një njeri pa moral.

“Te gjithë OJF-te për të drejtat e grave duhet ta dënojnë dhe ndëshkojnë shumë rreptë këtë primitiv dhe gjakprishur.

Asnjë njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet te fale një rrugaçëri të tille kundra gruas. Asnjë ndarje politike apo e çdo lloji nuk mund te pengoje kurrë për të qene se bashku në një front të vetëm kundër këtij bastardi moral, qe dhunon gruan vetëm se nuk i nënshtrohet atij. Edi Rama duke bullizuar egërsisht gruan pa asnjë diskutim është një armik i të gjithëve dhe duhet trajtuar pa mëshire si çdo armik”, mbyll postimin e tij Petrit Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.