E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ironizon Metën: Je thjesht Komandant i LSI, Kushtetuta thotë se s’komandon asgjë dhe askënd
Publik News

Rama ironizon Metën: Je thjesht Komandant i LSI, Kushtetuta thotë se s’komandon asgjë dhe askënd

Vijojnë replikat mes Presidencës dhe kryeministrit Edi Rama, por këtë herë duke degraduar në ultimatume dhe mesazhe ofenduese.

Vetëm pak minuta më parë, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta e akuzon Ramën si përdhosës të Kushtetutës prej vitit 2008. Tedi Blushi kërkon nga Rama që të “thellohet dhe reflektojë urgjent”.

Mesazhi i plotë i zëdhënësit të Metës:

Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani.

Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman!

THELLOHU E REFLEKTO URGJENT!

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet presidentit Ilir Meta, pas deklaratës së këtij të fundit se është komandant i Forcave të Armatosura, dhe si i tillë do t’i japë përgjigje armiqve të Shqipërisë.

Rama ironizon kreun e shtetit duke i thënë se është thjesht “komandant i LSI”. “…nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”, shkruan Rama në Twitter.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan kryeministri Rama.

Çfarë tha Meta gjatë konferencës me gazetarët:

“Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandant i forcavetë armatosura, por edhe ushtari i parë i Republikës. Ta dinë të gjithë armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen aty ku s’u shkon mendja”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.