E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RAMA IRONIZON PROTESTËN E OPOZITËS, NË SFOND DËGJOHEN KUKUVAJKAT
Lajme

RAMA IRONIZON PROTESTËN E OPOZITËS, NË SFOND DËGJOHEN KUKUVAJKAT

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në eventin e prezantimit të aktiviteteve turistike të vetorganizuara në  zonën park të mbrojtur në Ishull të Lezhës, gjatë fjalimit të tij ironizoi edhe protestat e opozitës.

 

Gjatë kohës që ai po mbante fjalimin e tij, në sfond nuk munguan edhe gugatjet e kukuvajkave.

Kryeministri theksoi që qeveria dhe ministritë përkatëse do t’i mbështesin këto aktivitete dhe evente që promovojnë turizmin.

‘Kam zgjedhur ta prezantoj këtë kalendar në Klubin e Gjuetarëve në Lezhë, që është i pari klub i këtij lloji i ndërtuar në Shqipëri në vitet 30’, pranë zonës park të mbrojtur në Ishull. Numri i turistëve nordik, këtë vit rritet me 20% ndërsa i i turistëve polak rritet me 40%, këto janë shifra të nxjerra nga kontratat operatore. Këto janë të dhëna kuptimplota.

Mbase bëhemi një vend që mund të merremi me turizëm protestash, mund të jetë një nga atraksionet, pasi protestat  kur janë me orare, me stacione, fare mirë mund të përfshihet në kalendarin që turistët mund të vizitojnë edhe një  protestë, pavarësisht se mund të kenë riskun të numërohen si protestues dhe të rrisin artificialisht pjesëmarrjen’, ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.