Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”
Vetmia e kryeministrit: Pse Edi Rama po frikësohet nga braktisja e partisë së tij?
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e “revolucionit të flamingove” kishin rënë viktimë e algoritmeve që i nxisnin të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e tij. Por, kjo qe vetëm ana e dukshme e shqetësimit të një lideri që po i del situata nga kontrolli. Ajo që nuk u pa në kamera ishte tjetër: frika e kryeministrit se mos, përballë gjithë Shqipërisë që është me protestën, e lëshon edhe partia e tij.
Pas thirrjeve të socialistëve të vjetër, si Arta Dade dhe Arben Malaj, kërkesa për reflektim kanë bërë edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati – i cili e denoncoi shitjen e atatdheut si plaçkë – dhe Elisa Spiropali, e cila kërkoi vetëpastrimin dhe heqjen e ndryshkut nga PS-ja. Përballë këtyre zërave, kryeministri po e ndjen gjithnjë e më shumë vetminë e lartësisë së pushtetit.
Mbledhja hermetike te Pallati i Brigadave
Në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatit e Brigadave, Edi Rama ka shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkët e lartë të pushtetit. Mësohet nga burime të brendshme se, ndonëse gjithçka qe hermetike dhe të gjithë dorëzuan celularët në hyrje, kryeministri është ankuar duke thënë:

Duke ndier se kjo mund të demonstronte dobësinë e tij, ai shtoi: “Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetë këtë situatë, por dua të dëgjoj ju, udhëheqësit e partisë, se çfarë mendoni”.
Në fakt, edhe në publik është vënë re se figurat me emër në PS dhe deputetët e vjetër i janë shmangur përballjes me protestuesit dhe kritikës ndaj tyre. Në mënyrë donkishoteske, këtë mision e kanë marrë përsipër vetëm rishtarët si Ardit Bido, Sara Mile dhe Brisida Çakërri.
Ata që mbajnë poste drejtuese, madje edhe një pjesë e opinionistëve që më parë “të vrisnin” në studio televizive po t’u prekje Ramën, kanë bërë një hap pas. Dikush nën presionin e fëmijëve që i luten në mbrëmje: “Aman, mos na merrni fytyrën”, e dikush tjetër sepse nuk gjen asnjë fjalë për të bërë avokatinë e vjedhjeve galopante.
Testimi i ministrave dhe replikat e brendshme
Nisur nga ky fenomen, të cilin para të gjithëve e ndjen mbi lëkurë vetëm kryeministri, ai ka dashur të testojë njerëzit që gjatë këtyre viteve i ka gostitur me poste të pamerituara. Ai i është drejtuar Niko Peleshit: “Cili është mendimi yt Niko, se nuk të kam parë të mbash asnjë qëndrim?”
I vetmi që ka arritur të belbëzojë disa vërejtje ka qenë Fatmir Xhafaj. Ish-drejtuesi i reformës në drejtësi ka thënë se kjo protestë “…ka lidhje me arrogancën e pushtetit dhe me perceptimin në rritje ndaj korrupsionit, sidomos në sektorin e ndërtimit”. Duke dashur ta mbyllë shpejt e shpejt këtë gropë të zezë, Rama – që priste përkrahje dhe jo kritika – është përgjigjur se ky lloj “perceptimi është shtuar pasi ne kemi vendosur ta luftojmë korrupsionin përmes SPAK”.
Disa fërkime kanë ndodhur edhe me Erion Braçen për plehrat në Tiranë, pensionet dhe kadastrën. Pastaj të gjithë janë vënë në rresht duke i thurur hosana shefit:
Ulsi Manja ka bërë “kritikë” ndaj vetes, duke thënë se nuk ka qenë aq sa duhet aktiv në rrjetet sociale.
Eduart Shalsi ka folur duke pretenduar se imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë ndonjëherë më lart se tani.
Bledi Çuçi ka deklaruar se kjo protestë do të dëmtojë më tepër opozitën, gjë që do e forcojë PS-në, çka e ka bërë Ramën ta shohë si një “ufo”.
Krejt jashtë realitetit është treguar edhe ministri Blendi Gonxhe, i cili ka mbajtur një qëndrim sipas modelit “fshati digjet, krehja vazhdon”. Ai ka thënë se deputetët duhet të angazhohen më tepër për shitjen e biletave të koncertit të Kanye West, pasi shitja e tyre po ecën shumë dobët.
“Armiku” i radhës: Albin Kurti
Përpos vasalëve të tij, mëria më e madhe e Ramës ka qenë kundër Albin Kurtit, të cilin e ka renditur mes organizatorëve të lëvijes kundër tij.
“Ai, gjoja patriotët e tij dhe shqiptarët e Maqedonisë që e përkrahin atë, kemi të dhëna që janë shumë aktivë”, ka anatemuar Rama, duke i shtuar një element të ri listës së gjatë me armiq grekë, iranianë, serbë, antitrampistë etj.
Ju i patë fytyrat e zymta të deputetëve që e dëgjonin në një montazh video të shpërndarë në rrjet. Rama i njeh më mirë ata dhe e di që vetëm një fije peri e ndan nga tërheqja e mbështetjes për të.
Ata druajnë t’i vënë gjoksin mbrojtjes së tij para rinisë që është derdhur në shesh. Kjo është gjëja që e shqetëson më shumë. Dhe vërtet, ndonëse atyre që ka katapultuar në politikë u ka ndryshuar jetën, ndërsa të tjerëve që kanë dalë në ekrane nuk ka nguruar t’i bëjë të pasur, në momentin më të vështirë Rama po e ndjen se nuk i ka më si mbështetje. Prandaj ai iu hakërrye në fund: “Ju nuk po flisni, ndonëse unë e përballoj vetë dhe s’kam nevojë për ju”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco