Rama: Jam i vendosur të mbrojë jetën e çdo shqiptari
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do e kalojë edhe këtë “luftë”, ashtu siç kaloi edhe situatën e tërmetit, vetëm se njerëzit duhet të bëjnë durim.
Kreu i qeverisë, duke iu referuar kritikave apo komenteve negative në adresë të tij, tha se “jam ky që jam me të mirat e të këqijat e mia”, duke theksuar se ai dhe qeveria, me masat e ndërmarra, do bëjnë çmos për të pasur një numër sa më të ulët të të infektuarve dhe viktimave në vend.
“Kësaj radhe jam i vendosur ta mbrojë jetën e çdo shqiptari në këtë në luftë”, tha Rama.
“Ça përgjigje ka fuqia e pestë ekonomike e globit sot? Për ata që kërkojnë llogari nga shteti, ata që kanë punuar në të zezë. Nuk ka logjikë, mos kërkoni të pamundurën. Për lejen e daljes nga shpia, pensionistët nuk aplikojnë dot se nuk u lejohet të dalin nga shpia. Të vetmuarit do t’i ndihmojmë ne, meqënëse e keni merak. Unë nuk jam dot ai që s’jam. Jam ky që jam me të mirat dhe të këqijat e mia. Dhe do bëj gjithçka për të frenuar numrin e të prekurve dhe viktimave. E patë kur ra tërmeti që ju dola për zot. Nuk ia lashë Zotit në dorë të bente detyrat që më takonin mua. Në cilën histori të njerëzimit, në luftë derdhet leku lumë. Ndihma jonë nuk mbaron këtu, por nuk mund ta shkundim armën e shtetit për të jetuar sot për sot. Kush ju ka thënë se kjo është një histori që për 1 javë 2 javë do mbarojë kjo dhe do dalim të puthemi e të përqafohemi. Keni Amerikën si shembull, që presidenti u thoshte atyre do iki për 1-2 javë, thjesht do iki. Shikoni tani, numrat në Amerikë i kanë kaluar ato të Kinës. Nuk di si të flas me disa që nuk duan të marrin vesh. Nuk e di askush se kur do mbarojë kjo. Po vazhduam kështu do e kalojmë pa shumë viktima. Po u shuam, po u dorëzuam, po të mendojmë të dalë ku të dalë, do bëhemi turpi më i madh i njerëëzimit. Nuk vdes njeri për bukë. Kësaj radhe jam i vendosur ta mbrojë jetën e çdo shqiptari në këtë në luftë. Në fund do mbetet vetëm turpi i atyre që nuk rrinë pa thënë një fjalë inkurajuese. Ne do ja dalim ndryshe nga të tjetër se ndryshe nga të tjerët do i morëm masat në kohën e duhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



