Rama: Jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat?
Në një lidhje direkte në facebook, kryeministri u shpreh se ka bërë më të mirën në menaxhimin e kësaj situate, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes tani që ka filluar hapja graduale.
“Shumë kujt ju duket se të qeverisësh është të jetosh rehat e të pasurohesh, por të qeverisësh është të rrish pa gjumë, të jesh vetëm në majë, kur frynë erërat nga të gjitha anët.
Nuk po ju qahem, po aq gabim jeni disa nga ju kur flisni kështu. Nëse do më thoshin që ik nga kjo zyrë se po ike ti, COVID do iki, unë tani do isha duke ju dhënë lamtumirën, me lumturinë më të madhe. Unë po bëj më të mirën time.
ju lutem të mso e bëjmë si lopa. Tani që po hapemi, nëse nuk do jeni roje të vetes dhe familjes, unë nuk do mundem t’ju mbroj më jetën dhe shëndetin. Ju lutem kjo nuk është lojë, nuk është me të “dalim ku të dalim”.
Ne kemi vetëm një rrugë, atë që na nxjerrë me rezultatin më të mirë në ruajtjen e jetës dhe dinjitetit të këtij vendi, të tjerat janë të gjitha dokrra“, tha Rama.
Është shqetësuese që flitet pa lidhje deri në pikën që duket sikur flitet nga hëna e jo nga ky planet. E keni me mua, s’ka asnjë problem por a ka mundësi të më thoni ku lidhen ato fjalë pa lidhje me gjithë ato rezultate qe kemi arritur?
1. Jemi vendi me numrin më të ulët te vdekjeve në Europë per 1 milion banore.
2. Jemi vendi me numrin më të ulët të shtretërve të zënë në spitalet COVID
3. Jemi vendi me numrin me te ulet të përdorimit të respiratorëve.
Si mendoni ju, s’kanë lidhjr këto rezultate me gjithcka kemi bërë, me këto masa që kemi marrë me masat në kohën e duhur e gjatësinë e duhur pa shkelur në asnjë derrase te kalbur?
Apo mendoni se Covid i ka marrë me të mira shqiptarët, e se janë trima e ta japin në lule të ballit po i dole përballë?
Jo mor miq, janë masat që na kanë sjellë deri këtu padyshim edhe falë njerëzve që sytë i përdorin për të parë e mendjen e kanë në punë jo në hava, e kanë mbështetur me sjelljen e tyre të përgjegjshme.
Jo po pse na informon me FB si drejtohet shteti me FB, etj, a thua se i ka futur njeri me zor në këtë faqen time.
Ore jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat përfundimisht?
Flasin disa populli populli, po s’kanë lidhje fare me ta e me atë që flasin, mendjen e kanë pushim.
Miq nuk kemi ardhur kot deri këtu, nëse i kemi shumë shumë mirë 3 rezultatet e rëndësishme të kësaj lufte kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që ai armiku i padukshëm s’është fantazëm e virusi është ketu, pas derës e matane dritares, është pas nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



