Rama jep njoftimin: Nga e hëna lejohet qarkullimi deri në 17:30
Kryeministri Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se neser do të jetë dita e fundit që do të zbatohet fasha orare deroi në orën 13:00.
Nesër pas orës 13:00 dhe deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë e mbyllur.
Nga e hëna, fashat orare do të zgjaten deri në orën 17:30, ndërsa leje daljet do të jenë 90 minuta.
Postimi i Ramës:
NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00?
NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI
NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



