Rama ‘josh’ komandantin e UÇK, kundër Bashës: Hap gojën tender ose lekë…
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se sot Rama ka dërguar në Kosovë një personazh të Tiranës, emrin e të cilit nuk e ka treguar, për t’i ofruar ose para ose tender një komandanti të UÇK-së në mënyrë që ai të tërhiqte disa fjalë që i kishte thënë të mira për kryedemokratin.
Sipas Basha, kjo kërkesë e Ramës ndaj komandantit të UÇK-së i është bërë me qëllim që “të vazhdojmë fushatën ndaj tij”.
Basha: Doni të dini diçka. Ta bëjmë një lajm të vogël?
Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë: “Edi Rama ka thënë hap gojën, tender apo lekë tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



