E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama justifikohet: Fajin për përmbytjen e autostradës nuk e kanë palmat por…
Lajme

Rama justifikohet: Fajin për përmbytjen e autostradës nuk e kanë palmat por…

Kryeministri Edi Rama, ka folur në Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Pasi dëgjoi ministrat dhe anëtarët e tjerë që merrnin pjesë në mbledhje, kryeministri ka marrë fjalën dhe është ndalur edhe tek përmbytja e autostradës Tiranë Durrës, duke nxituar të eleminojë mbjelljen e palmave dhe ngushtimin e kanaleve kulluese, si një nga arsyet e përmbytjes së kësaj autostrade. Rama tha se cinikët ja vënë fajin palmave por në fakt fajin e kanë ndërtimet pa leje.

“Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit, duke ja vënë fajin palmave. Është e papranueshme, të ndërtohet një gënjeshtër se u hap liqeni i Kasharit. Përmbytja ka disa shkaqe të tjera, per të cilat mbështes ministrin e brendshëm, do ti shkojme deri në fund përgjigjësive penale dhe civile. Është ndërhyrë në rrjetin e shkarkimeve. Kërkoj ndjesë të thellë qytetarëve që janë gjendur në atë befasi, që kercënoi jetë njerëzish” u shpreh Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.