E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kërkoi president të përbashkët, Princ Leka jep zgjidhjen e re
Lajme

Rama kërkoi president të përbashkët, Princ Leka jep zgjidhjen e re

Deklarata e djeshme e Edi Ramës për një president të përbashkët, Shqipëri-Kosovë, ka sjellë reagime të shumta. Shumica e tyre kanë ardhur nga Kosova dhe kanë qenë kundër Ramës, duke e cilësuar edhe si matrapaz dhe të pabesë.

Por një zgjidhje tjetër ka dhënë Princ Leka, trashëgimtari i Familjes Mbretërore të Shqipërisë.

Princi Leka me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se nëse kjo gjë realizohet, gjithmonë duhet realizuar me “bekimin” e familjes mbretërore.

Ja çfarë shkruan Princ Leka në Facebook:

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte!

Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti.

Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë  shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.