Rama kërkon drejtësi europiane në një vend që i ngjan Rusisë në korruosion dhe qeverisje
Edi Rama: Të mos e lëmë drejtësinë të rrëshqasë drejt Moskës por për ta bërë të barabartë.
Unë e kam parë vetë filmin kur të kapin në rrugë e të marrin në pyetje, e kam parë kur të humbte trupi pa gjurmë, kur s’kishte as Afrima as Largime, pas portale, as kanale, as Kushtetutë e Ligj që mbronte të drejtat e njeriut. E kam parë çfarë ndjen njeriu kur e marrin i thonë eja pak me ne dhe e çojnë atje e të del një hetues që të bën presion.
Nuk e kam pranuar atëherë që isha me duar në xhepa e ta pranoj tani që jam kryeministër i Shqipërisë?
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij mbajtur në Grupin e PS, ku foli për masat e sigurisë të GJKKO-së për pedagogët në UBT tha se duhet që të garantohet me çdo kusht drejtësia europiane.
Rama theksoi se në Strasburg, tashmë persona të hetuar e të dënuar nga SPAK kanë dalë të pafajshëm. Ai shtoi se kjo do të thotë se shteti shqiptar ka kosto të madhe financiare. Kreu i qeverisë nënvizoi se PS është e vetmja garante sot e reformës në drejtësi.
Kryeministri u shpreh se nuk do që “nesër ose pasnesër” të dalë ndonjë holandez ose francez e të thotë se në Shqipëri gjykatat dhe prokuroritë nuk funksionojnë në mënyrë europiane.
Edi Rama: Profesionalizmi dhe standardet demokratike janë kushte që nuk negociohen. Unë nuk dua që të çohet një holandez e të thotë se Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori që ka standarde demokratike dhe nuk njeh prezumimin e pafajësisë. Nuk e di ku kanë qenë këta Afrimët dhe largimët kur SPAK është sulmuar kafshërisht dhe u kujtuan tani? Të gjejnë një rast ku partia në pushtet mos ta mbrojë dikë që është akuzuar nga drejtësia, përpos nesh? Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, kush është garanti i drejtësisë së re? Vetëm PS, askush tjetër.
Dje ka nisur një fillim mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg dhe shumë masa sigurie mund të rrëzohen në Strasburg. Këto kanë kosto tepër të madhe. Ne nuk mund të themi se le të torturohen dhe njerëz të pafajshëm. Kjo nuk ka kuptim.
34

“Kemi hyrë në një fazë të re, atë të drejtësisë europiane, jo asaj ruse”.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli mbi reformën në drejtësi dhe situatës së krijuar pas formosjes së 24 masave të sigurisë ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se, nëse nuk do të ishte kjo shumicë qeverisëse, nuk do të kishim parë asnjë hetim të nivelit të lartë dhe asnjë forcë politike në pushtet që vullnetarisht të kishte distancuar veten nga kontrolli mbi pushtetin e drejtësisë.
Ai theksoi se qeveria ka pranuar që në trupin e saj të bëhen eksperimentet më të mëdha kundër korrupsionit, eksperimente për të cilat nuk është reaguar për 5 vite, duke i dhënë kështu mundësi institucioneve të drejtësisë së re që të bëjnë punë e tyre.
“Po të mos ishte kjo shumicë qeverisëse nuk do të kishim parë asnjë hetim VIP apo një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht vendosmërisht me patriotizëm ka tërhequr duart nga kontrolli i pushtetit të drejtësisë dhe ka pranuar që në trupin e saj të bëhen të gjithë eksperimentet kundër korrupsionit,. Eksperimente për të cilat kemi heshtur për 5 vite me radhë, edhe pse nuk do
E para është pavarësia. Nëse do të kishim folur siç po flasim sot do të kishim prishur më shumë punë se sa do të kishim ndrequr.
Por tani që reformën , SPAK dhe GJKKO që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën që kanë bërë, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, kemi hyrë në fazën e dytë, që është drejtësi europiane, jo ruse”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



