E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama   kërkon nga qytetarët, denonconi  me EMRA
Lajme

Rama kërkon nga qytetarët, denonconi me EMRA

Rama paralajmëron largime nga administrata

Rama paralajmëron largime nga administrata, i kërkon qytetarëve denoncime me EMRA

Administrata shtetërore në Shqipëri pritet të pësojë një reformim të thellë në këtë mandat të dytë të qeverisjes Rama, tashmë i vetëm në pushtet, pa forcë tjetër politike në koalicion.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, kërkon nga qytetarët që të raportojnë për çdo shërbim që nuk e kanë marrë në shtet, duke kërkuar denoncime me emra punonjësish që nuk e kanë bërë punën e tyre siç duhet.

Të gjithë mund të komentojnë në Facebook ku Rama ka shpërndarë këtë njoftim, apo në portalin Shqipëria që duam. Kjo është politika e re që kryeministri po ndjek tashmë që qeveris i vetëm pasi mori 74 mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 qershorit.

Bashkëqeverisjen Rama thotë se e ka vetëm me qytetarët, e kjo është një mënyrë se si ata të bëhen pjesë në ndryshimin e vendit. Kështu, me raportimet e qytetarëve dhe me reagimet që do të ketë më tej nga grupi që po punon për reformimin e zyrave të shtetit, pritet të ketë edhe largime masive nga administrata shtetërore.

“EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem”, – shkruan shefi i mazhorancës në rrjetin social Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.