E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Këta janë një tufë njerëzish të mbaruar. Luli fle gjumë sa fiken kamerat, barcaletë më të bukur s’ka
Uncategorized

Rama: Këta janë një tufë njerëzish të mbaruar. Luli fle gjumë sa fiken kamerat, barcaletë më të bukur s’ka

01/06/2017

CaptureNë fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Socialiste në Pukë, Rama ka sulmuar sërish liderin e Partisë Demokratike, Basha, lidhur me retorikën e përdorur prej tij gjatë fushatës.
Sipas Ramës, Basha është kundër investimeve të bëra nga qeveria në projektet e rilindjes urbane por pa investime nuk ka ekonomi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Këta janë një tufë njerëzish të mbaruar. Ka një ndryshim të madh mes dels dhe njeriut, mes tufës së deleve dhe njerëzve.
Jeta nis në qendër dhe që prej aty nis zhvillimi i ekonomisë. Sot pukjanët janë më të pasur pasi nga rilindja urbane është rritur çmimi i pronave të tyre.
Basha s’do t’ia dijë se në këtë vend ka njerëz. Ai është kundër gjelbërimit dhe s’do t’ia dijë që qytetarët e duan këtë, por liqeni do jetë arsyeja e ardhjes së turistëve në këtë vend. Ekonomia nuk mund të vijë pa invesime.
U thotë njerëzve që më bëni mua kryeministër. A ishte katër vite kryetar bashkie dhe nuk bëri asgjë. Nuk e ngrejti njëherë kokën të shihte sahatin e Tiranës. Atij i rri ora 12 dhe ato që thotë ai nuk mund t’i bësh barcaletë më të bukur. Nëse fiken kamerat dhe dritat atëherë duhet me e zgju se e ze gjumi.
Për të shku në Europë duhet makina jonë dhe jo karroca e Lulit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.