Rama: Koncesionet janë ato që na mbështesin fuqishëm të gjithë ne…
Ditën e sotme Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, si i pari instrument i këtij lloji në rajon dhe Europë.

“Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, për hir të luftërave ose analizave, që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme.
PPP janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



