E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kritika Bashkimit Europian
Lajme

Rama kritika Bashkimit Europian

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të fjetura

Kryeministri Edi Rama në gjatë konferencës në Bruksel në Mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian theksoi se plani i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE.

Kreu i qeverisë nënvizoi se është e trishtë që duhej lufta në Ukrainë për të kujtuar për BE-në se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor.

“Dëshiroj ta përmbyll duke thënë se së fundmi po hohim që BE është shumë më i vetëdijshme, ne vepra dhe strategji për Ballkanin Perëndimor. Është e trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo, pra që të kuptonin sesa e rëndësishme është Ballkani Perëndimor. Ne tashmë duhet ta rujamë këtë rritën duke ecur me hapa më të guximshëm. BE është shumë i rëndësishme për ne, por të gjithë në BE duhet ta kutpjmë dhe të sigurohen që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik. Po aq rëndësi ka Ballkani Prëndimor për BE, as rëndësi ka BE për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian ka përcjellë një mesazh për BE.

Rama është shprehur se BE duhet të kuptojë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të fjetura por ndodhen në një situatë ku meritojnë të përqafohen pa qenë nevoja të jenë anëtarë me të drejta të plota.

Kreu i qeverisë tha se duhet të gjejmë rrugën për të siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit të jetë një rrugëtim bashkëpunimi shumë i ngushtë.

“BE vendosi që të merrte hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë për të qenë pjesë e një komuniteti që bëhet nga shtete anëtare.

Besoj se kjo përbën shembullin e parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se si duhet të biem dakord me miqtë tanë në lidhje me qasjen e ndryshme për t’i bërë gjërat së bashku duke na lejuar me vendet kandidate të jemi pjesë e bashkëpunimit.

Kështu duke pasur vendet tona në këtë komunitet si anëtare pa të drejtën e  votës është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen në BE dhe BP. Duhet të gjejmë rrugën për t’u siguruar që rrugëtimi drejt anëtarësimit të jetë një rrugëtim bashkëpunimi shumë të ngushtë.

Ndërveprimi që duhet të ofrohet nga BE-ja. Është koha që BE-ja të kuptojë se vendet e BP nuk janë vetëm të fjetura, por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen pa qenë domosdoshmërisht anëtare me të drejta të plota.

Ajo që po ndodh sot është një shembull ekzemplar i asaj që duhet të ndodhë më tej në nivele të tjera dhe organizma të tjerë të BE-së.

Besoj se ajo që po ndodh sot këtu duhet të ndodhë në PE, KE dhe KiE.

Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar shpirtrat dhe për të krijuar një energji konkrete, të prekshme, në të gjitha vendet kandidate lidhur me të ardhmen konkrete e të qenit në BE, rrezikojmë që t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë me qëllime të mira”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.