E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kritikon Bashën për mbështetjen masive  në Korçë: Lus zotin që këta njerëz të verbër të mos përfundojnë spitaleve
Publik News

Rama kritikon Bashën për mbështetjen masive në Korçë: Lus zotin që këta njerëz të verbër të mos përfundojnë spitaleve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj vizitës së kreut të PD-së, Lulzim Basha në Korçë.

Sipas tij, është djallëzore që të këmbëngulësh në gabim.

Rama shprehet se kjo këmbëngulje prej “shejtanbudallai” është djallëzi e njerëzve pa vizion e karakter.

Militantët e PD-së, Rama i quan të verbër e të keqpërdorur, por shpreson që të mos përfundojnë spitaleve.

Postimi i plotë:

“Të gabosh është njerëzore, të “Te këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku. Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut,” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.