E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama kthen vilën e Enver Hoxhës,  rezidencë artistësh
Lajme

Rama kthen vilën e Enver Hoxhës, rezidencë artistësh

Nga ceremonia që u mbajt në vilën e ish-diktatorit, kryeministri Edi Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë.

“Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve, pastaj të merrnim peng presidentin e Republikës.”, tha kryeministri.

Kujtojmë se vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Rama theksoi se shndërrimi i vilës nuk ka nevojë të shihet në asnjë formë tjetër vetëm nga fati se si është kthyer nga errësira në dritë.

“Nuk duhet parë dora e arkitektit por vetëm ndryshimin e hapësirës nga errësira në dritë. Të krijohet energjia e lirë , kur kuptohet që ka patur dikur një fantazmë, dhe më në fund është e çliruar. Fantazmën mund ta përmendim, ajo është në dispozicionin tonë, jo ne në dizpozicion të saj.” tha kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.