E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Kush i thotë popullit dele, t’i marrë të keqen
Lajme

Rama: Kush i thotë popullit dele, t’i marrë të keqen

Nëse heqim taksën e naftës…”- Rama flet për pasojat: Të mbyllim dhe shkollat e spitalet që këta të kenë karburant për makinat!

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të mos hequr asnjë prej taksave mbi karburantin, pavarësisht protestave të vazhdueshme.

Në një komunikim live në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë tha se nëse heqim taksën e naftës, nuk ka se me çfarë të financohen investimet e tjera.

Duke përdorur tone ironike, Rama tha “hajde të mbyllim shkollat e spitalet që këta të keën karburant për makinat.

Për protestat, Rama u shpreh se janë të turpshme, duke shtuar se kush i thotë popullit dele, t’i marrë të keqen.

“Unë gjithmonë kam gjetur një justifikim për protestat e zhvilluara, pasi në fund të fundit, atë dinë, aq bëjnë. Kjo protestë, është një turp dhe nëse flasim për mashtrim, ajo është gjithë qasja mashtruese e asaj proteste për të afruar qytetarët e alarmuar duke i dhënë adresë të gabuar. Bota proteston, jo për Ukrainën, por të ndaloijë lufta. Dhe të mos paguajë pasojat e luftës. Por nuk del të protestojë pse u rritën çmimet dhe të akuzojnë qeverinë pse na i rritët. Vazhdoni të rrini në protestë sa të doni, jo vetëm sa ishit sot, por 100 fish, nuk lëviz asnjë taksë mbi karburantin. Jo se nuk dua unë, por nuk bëhet dot. Llogaria ësht ëshumë e thjeshtë. Kemi vendin me taksat më të ulëtat. Kjo është fakt, mbi individin dhe biznesin e vogël, zero taksë.

Nëse heqim taksën e naftës, me çfarë do financojmë ato që duhen financuar. Pse mos i mbyllim shkollat, spitalet, kush do vdesë le të vdesë. Sipas këtyre që bëjnë protesta, ata që vdesin nga lufta nuk janë njerëz. Duan që brenda javës, ne të jemi ashtu siç ishim në fillim. T’i heqim të gjitha që këta të kenë naftë në makinat e tyre, për të bllokuar rrugët. Problemi ynë është ushqimi i shportës. Ushqimi bazë për një pjesë është kërcënuar të reduktohet, si pasojë e investimeve. Ne garantojmë, që ajo rritje çmimesh që e bën pensionistin, invalidin apo që bën të shqetësohet jo një numër i vogël, por mbi gjysëm milioni shqiptarësh të mos ketë këtë shqetësim. Ajo të kompensohet që krijon atë dridhjen. I dhe 30 mijë lekë dhe zgjidhët varfërinë, jo jo këtë le ta thonë ata që kanë nevojë për atë 30 mijë lekë. Është apo jo i nevojshëm. Unë për ta jam këtu në rradhë të parë.

Ai 30 mijë lekësh bën që të mos mungojë buka. Në këtë situatë të mos mungojë buka, të mos shkojë njeri i uritur në shtrat. Për ta bërë copë fare për ata që thonë se populli po vdes për bukë. Ata që i thonë dele këtij populli, t’i marrin të keqen. Ka propozime se pse nuk e bën pagën minimale 400 lekë për orë. Po nëse kjo do bëhej kështu kaq thjeshtë, pse nuk e bëjnë të tjerët. Pse asnjë vend në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë që është më e avancuar se të tjerët, përfshirë se Malin e Zi, pse nuk e bëjnë dot” – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.