E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ky kryeministër i ‘mesjetarëve’?!
Publik News

Rama ky kryeministër i ‘mesjetarëve’?!

Pas ngjarjes së mbrëmshme në Korçë, ku u hodh tymuese lotsjellëse në koncertin e serbit Goran Bregoviç, kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi akuzat ndaj këngëtarit.

Në reagimin e tij Rama ka sulmuar reagimin e patriotëve shqiptarë të cilët dolën publikisht kundër ardhjes dhe zhvillimit të koncertit të këngëtarit serb, me ftesë të Bashkisë Korçë, duke e quajtur një histeri fashiste dhe turp për historinë dhe për traditën tonë qe sipas tij  nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Por nuk kanë munguar dhe  zërat kritikë ndaj deklaratave të kryeministrit. Ylli Manjani e quan : Kryeministër i ‘mesjetarëve’.Nuk ka asnjë fjalë (llogari jo e jo) për të thënë për 11 tonë akullore kancerogjene që qarkullojnë në treg, por gjuhën e ka brisk kundër kujtdo që i shan Goranin!!!

Reagimi i plotë i ish-ministrit Ylli Manjani:

Nuk ka asnjë fjalë (llogari jo e jo) për të thënë për 11 tonë akullore kancerogjene që qarkullojnë në treg, por gjuhën e ka brisk kundër kujtdo që i shan Goranin!!!

“Mesjetarë” qenkan të gjithë ata që se duan Goranin. Kurse Gorani dhe muzika e tij tribale qenka moderne.

Ka pirë ky apo bën vetë?! E mban dhe veten për artist…

Po mirë, le ta zëmë se ashtu jemi, pra mesjetarë, po zotëria e Tij çfarë është?Kryeministri i mesjetarëve?!

Dakord pra, më mirë mesjetar se tru shpërlarë.

Leshi i bardhë i fytyrës nuk e mbulon dot faqen e zezë, or jo!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.