Rama largohet nga salla e Kuvendit, pritet votimi për heqjen e imunitetit të Ahmetajt
Në një skenë politike të nxehtë, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit vetëm pak minuta pas fillimit të seancës, ku pritej të miratohej kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ai dëgjoi akuza të rënda nga Sali Berisha për aferën e inceneratorëve dhe pastaj u largua. Ende nuk dihet nëse do të kthehet përsëri në Kuvend, por opozita po i kërkon me forcë që të japë përgjigje për çështjen e inceneratorëve dhe arratisjen e Ahmetajt.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



