E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Rama lëshon ultimatumin: Sonte në 12:00 mbaron cdo gjë, Basha të pranojë ofertën

Njësoj siç njoftoi më herët gjatë ditës përmes një mesazhi në Facebook, kryeministri Rama ka përsëritur sërish edhe në takimin me gratë e Elbasanit se në tryezën e Lulzim Bashës është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës.

Rama tha se sonte në orën 12 mbaron çdo gjë.

Nëse PD nuk bie dakord atëherë ata do të shkojnë të vetëm drejt 18 qershorit. Por Rama s’ka dhënë detaje se çfarë përmban propozimi i tij.

“Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë që mbështetet nga SHBA. Është i ftuar ta konsiderojë dhe në këndvështrimin tim ta pranojë. Sigurisht kjo është një vendimarrje e tij. Por një gjë është e sigurt. Ne nuk luajmë me njerëzit, nuk luajmë me Shqipërinë. Nuk luajmë me rregullat që i kemi përcaktuar dhe ia kemi bërë me dije njerëzve. Nuk mund të pranojmë që ne që merremi me politikë të bëjmë cfarë të duam me rregullat”, tha Rama.
Sipas tij vendimi i parë i parlamentit të ri pas zgjedhjet do të jetë ai për zhbllokimin e vettingut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.