E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘liron’ drejtorin e AKU, Agron Hetojën
Lajme

Rama ‘liron’ drejtorin e AKU, Agron Hetojën

Pas akuzave në media për pasurinë e madhe dhe të pajustifikuar, sipas ILDKPI-së, Kryeministri ka liruar sot nga detyra drejtorin e AKU-ut, Agron Hetojën. Rama nuk i ka njohur akuzat, që tashmë po hyjnë në rrjedhën e hetimit, por ka shpallur thjesht “lirimin” e tij në kuadrin e “riorganizimit” të Agjencisë.

Në njoftimin zyrtar thuhet: “Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend.

Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij institucioni, z.Robert Lili. “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.