E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Luftë pa viktima nuk ka, do kemi viktima
Publik News

Rama: Luftë pa viktima nuk ka, do kemi viktima

Sipas tij ne duhet të mbrohemi që të mos kemi një numër të lartë viktimash, por nga ana tjetër thekson se “luftë pa viktima nuk ka”.

“Unë mendoj që kjo është një luftë dhe luftë pa viktima nuk ka. Vazhdojmë të bëjmë këtë që po bëjmë që të ulim në maksimum numrin e viktimave.

Po bëjmë atë që duhet në kohën e duhur dhe ju lutem ta bëjmë kështu deri në fund”, tha Rama.

I pyetur në një intervistë në Vizion Plus nëse do të aplikohen testimet masive në popullsi sikurse kanë bërë disa vende për të evidentuar sa më parë rastet me COVID-19, Rama tha se për këtë pjesë flasin ekspertët, duke shtuar se do vazhdojë si shumica e vendeve.

“Janë shumë pak vende të botës që e kanë aplikuar. Strategjinë këtu e përcaktojnë ekspertët. Kemi ekspertë të nivelit ndërkombëtar dhe i besoj atyre padyshim dhe do vazhdojmë si shumnica dërrmuese e vendeve të botës”, deklaroi kryeministri.

Teksa tha se të tjerat nuk i ka menduar, në intervistën në Vizion Plus, shefi i qeverisë nënvizoi që ndien gjithashtu një energji ekstra për të rezistuar.

Si kanë ndikuar tërmeti e pandemia e koronavirusit tek ju personalisht, a jua kanë ndryshuar jetën?

Rama: Kanë ndikuar në formën e një pagjumësie kronike tanimë edhe në formën e një prodhimi të energjisë ekstra për të rezistuar.

Për të tjerat se di se kam menduar e s’është koha për të bërë këto konkluzione, por për të luftuar cdo orë, cdo ditë e cdo natë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.