E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: ”Lulzim Basha është një shalqi i papjekur, një kungull fare nga truri”
Publik News

Rama: ”Lulzim Basha është një shalqi i papjekur, një kungull fare nga truri”

Gjatë dy ditëve të fundit “retorika e butë”, që aplikoi Lulzim Basha ndaj kryeministrit Rama që pas marrëveshjes së 17 Majit është ashpërsuar dukshëm. Kështu Basha paralelisht me shpalosje e programit ekonomik gjatë takimeve përmbyllëse elektorale, u është rikthyer akuzave të ashpra të qeverisjes 4-vjeçare të Edi Ramës. Ai ka nxjerr nga arkiva e `Çadrës` ligjërimin e tij të fortë denoncues, për kanabizimin e vendit, koncesionet, politikën e investimeve-fasadë, dështimin e reformës në arsim dhe atë të “shëndetësisë falas”.

Kjo kthesë e papritur e Bashës në këto ditë të fundit të fushatës, duket se e ka zënë në befasi Edi Ramën, i cili deri më tani është mjaftuar vetëm me batuta e improvizime qesharake, për gjumin e veshjen e kreut të opozitës. Nga ana tjetër ai duket hapur që është i shqetësuar, pasi Basha nuk po ndjek më me ashpërsinë e parë në planin e tij të vetëm elektoral, atë të denoncimin e LSI-së, si e keqja më e madhe e këtij vendi, duke justifikuar kështu dështimet e Rilindjes së tij.

Pikërisht në këtë situatë, sot nga Paskuqani Rama nga batuta përkëdhelëse dhe tallëse ndaj Bashës, ka kaluar në fyerje të rënda personale.

”Lulzim Basha është një shalqi i papjekur, një kungull fare nga truri”, ka deklaruar ai me nerv.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.