E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘mat’/ Injoranca e ‘Juristëve popullorë’ të Edi Ramës
Politikë

Rama ‘mat’/ Injoranca e ‘Juristëve popullorë’ të Edi Ramës

Pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga Presidenti Ilir Meta për Ministër të Brendshëm, Edi Rama i zënë “mat” ka hedhur në treg me anë të “Juristëve Popullor” ide për zgjidhje që më shumë se panikun, tregojnë injorancen e tyre.

Dy janë idetë e tyre. 1- Rama e emëron zv ministër Lleshin dhe i jep kompetencat e ministrit. E pamundur për një arsye të thjeshtë. Kryeministri mund ta emëroje me vendim qeverie Sander Lleshin zv ministër, por delegimin e kompetencave të ministrit nuk e ka kryeministri por vetem ministri.

Sander Lleshin në rastë se qeveria e emëron zv ministër, mund të ketë kompetenca ministri vetëm nëse ato ja delegon ministri Xhafa.

2- Edi Rama mund të votojë dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafes, por në asnjë mënyre nuk mund ta largojë atë nga zyra, veçse kur në zyrë shkon ministri i ri i dekretuar,  votuar e betuar para Presidentit. Prandaj Edi Rama është edhe vetë një “Jurist Popullor”, në mos një injorant ligjor…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.