E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mban fjalim para punonjësve të bashkisë : Unë e ngrita nga koma, Erioni e bëri të vrapojë”
Lajme

Rama mban fjalim para punonjësve të bashkisë : Unë e ngrita nga koma, Erioni e bëri të vrapojë”

Edi Rama: Barra ime është që në këtë detyrë të qëndroj mbi opinionin tim dhe të mbështes pavarësinë e drejtësisë. Barra juaj është që makineria e bashkisë Tiranë të mos fiket në asnjë minutë.

Vëmendja ime do të jetë 100 përqind. Besoj se pavarësisht se çfarë mendojnë për fajësinë e tij Veliajt do ti jepet mundësia e një procesi dinjitoz.

Përtej kësaj çështjeje specifike që është e drejtësisë jo e jona, asnjë buf dhe asnjë specie e kënetës tjetër mediatike dhe politike nuk mbulon dot me shoshën e blozës dhe llumit diellin e transformimit të Tiranës, ku pa mua që e nxora pa koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pa kursyer të popullit të Tiranës dhe pa lali Erion që e bëri të vrapoje e të kthehet në një destinacion turistik  ky qytet nuk do të ishte kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë, politikanë opozitarë qytetarë gazetarë, që i çojnë fëmijët në shkolla kopshte e çerdhe që nuk i lënë asgjë mangut atyre të BE, e duke i cuar të afërmit në një spital që nuk i lë gjë mangut atyre të BE. E duke shëtitur nëpër parqe bashkë me prindërit pensionistë e duke dalë shëtitje nga liqeni në një park si ata në Europë.

Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjen e bën bashkia.

Tiranën moderne e bëmë ne.

Kryeministri Edi Rama tha se organet e drejtësisë duhet t’i japin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz. Kreu i qeverisë kritikoi sërish arrestimin e Veliajt, duke thënë se mbahet në burg pa gjyq.

Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se dilemën nëse Erion Veliaj është i pafajshëm apo fajtor, duhet ta ndajnë organet e drejtësisë – duke theksuar se mazhoranca do të mbështesë pavarësinë e SPAK dhe GJKKO.

Edi Rama: Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor. Dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur plotësisht pavarësinë e organeve të drejtësisë. Ndërsa barra juaj e përbashkëta është që makineria e Bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë por të vazhdojë të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Jam këtu për t’ju thëmë se deri kur çështja e kryetarit të bashkisë të marrë drejtim në një mënyrë apo tjetër vëmendja ime për Bashkinë e Tiranës do të jetë e pandërprerë. Organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës së prangave pa gjyq për kryebashkiiakë dhe punonjës shteti në detyrë, ku as janë kapur në flagrancë, as përbëjnë rrezik për arratisje e as nuk kanë çfarë provash të prishin. Askush dhe asgjë, asnjë buf e asnjë specie tjetër e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e bluzës dhe të llumit diellin e transformimit kolosal, historik, me plot kuptimin e fjalës Tiranën tonë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.