Rama mbërrin në shtëpinë e Klodian Rashës
Kryeministri i vendit Edi Rama sapo ka mbërritur nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shkuar menjëherë në shtëpinë e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Më së shumti kjo vizitë ka ardhur pasi ditën e djeshme në vendin tonë ka pasur protesta të dhunshme nga qytetarët përpara kryeministrisë.
Rama ende nuk ka reaguar për vdekjen 25 vjeçarit i cili i qëllua për vdekje me armë zjarri nga një efektiv policie por ditën e sotme ka lajmëruar se do të dalë me një qëndrim zyrtar në orën 18:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



