E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama  mbledh Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, sërish ftesë opozitës
Publik News

Rama mbledh Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, sërish ftesë opozitës

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama i bëri sërish ftesë opozitës që të ulen në një tryezë për diskutimin e gjendjen së jashtëzakonshme.

rama

“Do doja të ishte këtu edhe opozita, është e mirëpritur sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë. Ajo që ndajmë këtu është sfida dhe jo vetëm në aspektin financiar për të garantuar sukses. Nuk është e thënë që nëse ke fondet je i garantuar për sukses, nëse nuk i organizon mirë ato”, tha Rama.

 

Nga ana tjetër Rama i bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që të ulin shfaqjet spontane dhe të përqendrohen më shumë në kanalizimin e kontributeve e organizimin e tyre.

“Duhet të bëjmë çmos të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe ta japim mesazhin për të gjithë, që të kanalizojmë kontributet. Nuk mundet që në këtë forcë të madhe solidariteti ti lejoj vetes që të kalojmë në spontanitet dhe iniciativa që janë jashtë një plani që do të miratohet këtu.

Nga ana ime ju garantoj të gjithë atyre që deri në këto momente ishin të ftuar dhe tani janë anëtarë të barabartë, se qeveria do të jetë e përkushtuar dhe transparente në këtë proces. Do të sjellë këtu të gjitha informacionet që më pas Komiteti do t’ia kalojë vetëm për vulë Komitetit të emergjencave dhe më pas qeverisë që do të vazhdojë këtë proces”, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.