E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbledh qeverinë në Shkodër, shpall Thethin zonë historike: Dy vendimet që shpallim nesër
Lajme

Rama mbledh qeverinë në Shkodër, shpall Thethin zonë historike: Dy vendimet që shpallim nesër

Kryeministri Rama ka mbledhur qeverinë në Shkodër ku ka shpallur dhe vendimet e qeverisë. Rama than ë deklaratën e tij se është marrë vendim që zona e Thethit të shpallet zonë e mbrojtur.

“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës historike të Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë historike. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë dhe tani fillon rruga për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur.

Po ashtu në rregulloren e miratuar përcaktohet edhe bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër, një tjetër vendim është ai i miratimit të bursave për nxënësit e shkollës së mesme profesionale Peter Maringer, dhe në total janë 84 bursa që qeveria do të akordojë për nxënasit e dalluar dhe ato në nevojë. Paketa e miratuar do të sjellë investime në Shkodër.

Rama tha gjithashtu se nesër do të bëhet prezantimi I Shkodrës turistike, por edhe programit të zhvillimit të qëndrueshëm të alpeeve

“Nesër Do të bëjmë prezantimin publik jo vetëm të Shkodrës turistike, por edhe programit të zhvillimit të qëndrueshëm të alpeeve. Është një program për nxitjen e fortë që ne do ti japim turizmit dhe punësimit “, tha kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.