E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, në Gjirin e Lalzit
Lajme

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, në Gjirin e Lalzit

Kryeministri Edi Rama mbledh sot për herë të tretë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.

Takimi do të mbahet në një resort në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e Ramës.

Në fokus të diskutimit pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në agjendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mësohet se ndryshe nga Ambleja e fundit e mbajtur më 11 shkurt, fjala e kreut të PS do të jetë e hapur për mediat. Në asamblenë e fundit që kryeministri Edi Rama thirri pak muaj më parë, ai kërkoi njerëzve të tij që t’i prezantojnë partisë sa më shumë emra të rinj, ndërkohë që ringjallja e PS-së ishte në fokus të takimeve të fundit që kryeministri.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo ndryshime në radhët e drejtuesve të qarqeve ose kabinetit qeveritar.

AXHENDA

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienergjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.