E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbron dhe promovon “oligarkët” që grabitin shqiptarët
Lajme

Rama mbron dhe promovon “oligarkët” që grabitin shqiptarët

Rama në mbrojtje të klientëve të qeverisë, përveç tenderëve u bën dhe promovime…

Babloku në krye të qeverisë duket se është bërë bashkë me të ashtuquajturit “oligarkë”. (Në fakt ata janë grabitës të buxhetit dhe pronave të qytetarëve, por po i quajmë të tillë).

Është i lartë numri i atyre që kanë marrë pafund benefite nga qeveria dhe herë pas herë shfrytëzohen nga kryeministri për konferenca, darka, dreka apo dhe nderë të tjera. Madje në shumë raste, kryeqeveritari i ka marrë dhe në mbrojtje kur janë akuzuar, teksa të tjerët i ka promovuar.

Nesër Rama do të mbledhë në një takim deputetët e PS për të diskutuar për jetën parlamentare. Mirëpo kryeministri e ka fobi Kuvendin dhe institucionet qeveritare, prandaj do t’i dërgojë në një lokal peshku.

Kur flasim për peshk, dihet ku të shkon mendja, pasi monopolin e peshkut në vend e ka vetëm Gjergj Luca. Pra Rama do t’i çojë nesër deputetët në Labinot, ku pasi do t’u japë këshilla dhe do u tërheqë veshin atyre që nuk kanë ecur mirë me Like dhe Share në Facebook, do t’u japë një drekë me fruta deti.

Gjergj Luca është një ndër ata biznesmenë që ka përfituar pafund nga shteti. Janë me mijëra hektarë pronat shtetërore që ai ka grabitur, nga Elbasani, në Maliq apo Prrenjas. Rama ja ka dhënë falas, sidomos pronat e ushtrisë. Po ashtu, ai ka monopolin e peshkimit në vend. Nesër kryeministri do t’i bëjë qokën e radhës, pas shumë të tjerave, që nga dreka me Albin Kurtin aty, te vizitat në peshkarexha, e drekat buzë detit.

Nga Gjergj Luca, te Ulaj dhe Salillari, si Babloku mbron dhe promovon

Rama me Gjergj Lucën

Por Luca nuk është “oligarku” i vetëm që promovohet dhe mbështetet publikisht nga Rama. Kemi Bashkim Ulajn. Oligarku ndërtoi rrugën Thumanë-Kashar me cilësi mizerabël dhe kundër interesave të banorëve. Janë mijëra familje në të gjithë rrethin e Krujës që janë izoluar, pasi nuk ka hyrje-dalje në autostradë, teksa u bllokua dhe rruga e vjetër.

Nga Gjergj Luca, te Ulaj dhe Salillari, si Babloku mbron dhe promovon

Rama-Ulaj

Banorët protestuan për javë të tëra dhe në asnjë moment qeveria nuk i kërkoi llogari kompanisë së Bashkim Ulajt, madje e mbrojti në çdo moment. Edhe kur “Gener 2” u prishi pronat banorëve, qeveria nuk doli kurrë krah tyre. Madje kur plasi skandali me tarifat në rrugë dhe krijimin e radhëve kilometrike, qeveria i doli në mbrojtje koncesionarit, ndonëse ai mashtroi me tarifën e kalimit.

Po ashtu, nuk kanë fund dhe rastet e tjera. Rama ka marrë shumë herë në mbrojtje Pëllumb Salillarin. Bëri sikur i sekuestroi disa kate pallatesh pa leje, por në fakt vijon i jep tenderë. Madje në disa raste kur ai është sulmuar i ka dalë në krah. Është e famshme fotoja kur e puth në ballë.

Nga Gjergj Luca, te Ulaj dhe Salillari, si Babloku mbron dhe promovon

Rama-Salillari

“E para unë e konsideroj absolutisht të gabuar që të sulmohen kompanitë në mungesë të analizës. Kërkon analizë, mban më shumë era gjobë sesa era gazetari. Sugjerimi im është mos bëni gjueti shtrigash me kompanitë. Mos bëni gjueti shtrigash me njerëzit që punësojnë mijëra njerëz dhe kontribuojnë. Askush nuk është ëngjëll dhe askush nuk është i përjashtuar nga e drejta për të dyshuar dhe vlerësuar deri në fund kur ka një problem, patjetër”, shprehej Rama kur akuzohej Salillari për dëmtimin e rrugëve që sapo kishte ndërtuar.

Për të mos folur për Pëllumb Gjokën që u shpall investitor strategjik, Frangajn, Vilma Nushin, Janis Karathanon, Klodian Allajbeun, etj. /Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.