E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbyll fushatën në Shkodër:  Berisha është bërë xheloz për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën
Politikë

Rama mbyll fushatën në Shkodër: Berisha është bërë xheloz për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Edhe babës kur s’kupton i thuhet ‘rri se do ta drejtojmë ne këtë punë’!

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët e Shkodrës ku ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Rama tha se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën sepse fokusohet në ndarjet partiake por vetëm në punën që duhet bërë për të mirën e bashkisë.

Me batuta, Rama tha se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që Benet Beci kandidon nën siglën e Partisë Socialiste.

“Nuk e kam menduar se do e gjenim një kandidat kaq ideal që të ketë punuar me atë tjetrin. Me mua ka punuar sepse unë i kam vlerësuar punën. Në atë lloj xhungle ka qenë ndër të paktit që dilte në pah si shembull me punën e tij. Beneti, kështu është i urtë por në TV ka pas bërë debate kundër nesh. Ky nuk kandidonte për asgjë po dilte mbronte zotin Berisha sic i thotë ai. Megjithatë kjo për mua nuk përbënte problem sepse Beneti kishte treguar se ishte njeriu i duhur për ta menaxhuar Fondin Kombëtar të Zhvillimit.

As ngjyra blu as ajo mavi nuk e ka udhëhequr kurrë Benetin në punën e vetë. Të gjithëve atyre që nuk janë këtu, Beneti është kuq e zi, as blu as mavi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë. Ata të djathtët duhet të shohin sa xheloz është bërë ai Berisha për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha Beneti është shqetësuar shumë doktori, i thashë po mua ma thua këtë, unë punoj 1 jetë për të shqetësuar doktorin.  Më tha se e pyet, pse ka ikur, ku e kanë kapur. I thashë, thuaj që të ka kapur Shkodra, ambicia për ta bërë siç ne kemi bërë Vlorën, Durrësin”-tha Rama

Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Shkodër u shpreh se me drejtimin e PS qyteti do të futet në makinën e madhe të motorëve të ekonomisë.

Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë “Bashkë Fitojnë” në 14 maj, por të votojnë PS në mënyrë që Shkodra të marrë sipas tij zhvillimin që meriton.

“Në Vlorë nuk ndalonte njeri sepse nuk kishe ku të rrije, nuk kishte hotele. Sot Vlora ka turistë në dimër dhe në verë. Nëse ne na jepet mundësia që të bëjmë projektin e hyrjes së Shkodrës, e kompleksit turistik me marinën, amfiteatrin , si edhe projektin nga Zogaj në Shirokë që është pjesë e programit se si të ndezim motorët e ekonomisë, do ta kenë zili Shkodrën.

Kemi dy programe të mëdha investimesh. Nëse marrim drejtimin me Benetin i bëjmë shumë më shpejt. Por nëse vazhdojmë po njësoj do të vonohet zhvillimi dhe ekonomia. Më 14 maj votoni pa komplekse. Atyre që nuk mbushin fare, nuk duan të dëgjojnë, u them rrini në shtëpi. Gjithë kjo luftë të madhe, 30 e ca vite si me qenë Kalaja e Krujë që nuk i dorëzohet turqve, e bëtë që të dilni të votoni liken. Sepse atë keni aty. Sepse zotit Berisha i ka humbur vula. Demokrat që do të shkojnë atje, për inatin tim, për inatin tonë dhe për inat të të ardhmes e do të thonë “Bashkë Fitojmë” me like floririn. Do të çohen të gjithë shpirtrat e tyre që kanë ikur në botën tjetër me plagët nga torturat e do të thonë , ‘o nipa e mbesa’ a jeni në vete? Përse me liken do të luftoni komunizmin ju, që as nuk ekziston më. E vetmja mënyrë që të ekzistojë e djathta është të hapin rrugën, more sepse nuk ka rrugë. Këtu i thuhet babës në shtëpi, kur baba nuk kupton. Rri se do ta drejtojmë ne këtë punë. Familja duhet t’i thotë, rri tani, çaj, limon e filma”, ka thënë ndër të tjera, duke shtuar: “Se fola për Vaun e Dejës dhe mu kujtua Zef Hila atje, me diplomë në Turqi që nuk di asnjë fjalë në turqisht. Merhaba Zef nga Shkodra”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.