Rama mbyll mbledhjen pas 8 orësh në rezidencën qeveritare në Dajt
Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Dajt.
Mësohet se Rama, anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit e institucioneve janë larguar nga rezidenca qeveritare.
Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa të pranishëm ishin ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS-së.
Ata kanë prezantuar objektivat për sesionin e ri parlamentar dhe për zgjedhjet parlamentare.
Gjithashtu, është bërë edhe një analizë për punën e ministrive. Të tjera tema diskutimi kanë qenë rruga e integrimit dhe lufta ndaj korrupsionit.
Kujtojmë së më datë 8 shtator do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime në strukturat e partisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



