E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama me drejtuesit policisë , ‘harron’ krimin e organizuar dhe drogën,
Publik News

Rama me drejtuesit policisë , ‘harron’ krimin e organizuar dhe drogën,

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim, me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit. Që në fillim të fjalës, ai paralajmëroi lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, të cilat sipas tij do të prekin të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve.

Gjithashtu Rama kërkoi nga drejtuesit kryesorë të uniformave blu që të jenë sa më të kujdesshëm në komunikim me qytetarët, pasi sipas tij, imazhi i policisë është prioriteti i prioriteteve. Pasi ju tregoi se si duhet të punojnë, kryeministri bëri edhe ndonjë kritikë të vogël. Ai përmendi Forcat “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, të cilat sipas tij, shpesh e kapërcejnë rolin e tyre në raport me qytetarët. Gjithashtu Rama përmendi korrupsionin te Policia Rrugore dhe i kërkoi SHÇBA që të hetojë më shumë këto raste.

U vu re se deri në këto momente, përveç merakut të imazhit dhe problematikës së korrupsionit të vogël mes radhëve të Policisë Rrugore, kryeministri harroi që të përmendë gjendjen dhe luftën kundër krimit të organizuar si dhe kultivimin dhe trafikun masiv të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.