Rama me urim të veçantë për 8 Marsin: Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim për festën e 8 marsin për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat.
Kryeministri ka zgjedhur që të urojë të gjithë gratë me një thënje të Rudyard Kiplin, ku thuhet “ Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj Ai bëri nënat”.
8 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas (DNG). Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.
Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje.
Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



