E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama merr  edhe kalanë e Shkodrës
Politikë

Rama merr edhe kalanë e Shkodrës

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama po merr dhe Shkodrën.

Kandidati Benet Beci po kryeson garën ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se Beci udhëheq me mbi 12 mijë vota më shumë se Bardh Spahia.

Beci ka marrë rreth 33,180 vota deri më tani, ndërsa Spahia ka marrë 21,875 vota.

Pas këtyre rezultateve që tregojnë fitues Benet Becin, Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër…I LOVE YOU”.

Shkodra historikisht është njohur si bastion i djathtë, por duke se Rama këtë herë e mori kalanë e Shkodrës.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.