E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama merr me vete në Moskë, 2 gazetarët  Sokol Balla dhe Baton Haxhiun
Publik News

Rama merr me vete në Moskë, 2 gazetarët Sokol Balla dhe Baton Haxhiun

Kryeministri i vendit Edi Rama mbërriti mbrëmë në Moskë si kreu i OSBE-së, dhe zhvilloi një takim me shefin e diplomacisë ruse Sergey Lavrov.

Temë kryesore diskutimi mes Ramës dhe Lavrov ishte pikërisht zgjidhja e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërkaq, kryeministri Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga këshilltari ‘de fakto’ i tij, Baton Haxhiu dhe gazetari Sokol Balla.

Ky i fundit ka publikuar edhe një foto ku shkruan me nota ironie e humori:

“Një foto Historike: Me Kryeministrin @ediramaal dhe Ministrin e Jashtëm Rus Sergej Lavrov. Z. Lavrov (shaka) që kërkoi 5 dollarë për fotografinë, por z. Baton Haxhiu nuk pranoi të paguante. Fotografia u bë më pas në bazë të miqësisë falas”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.